Tetë persona janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar nga policia e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.
Gjatë kontrolleve për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë, u bë arrestimi i shtetasve:
F.A., 34 vjeç, banues në fshatin Shkozë, Belsh dhe S. D., 24 vjeç, banues në Cërrik, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.
B.P., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
S.H., 31 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Ndërsa 19-vjeçari i identifikuar si O.Sh., banues në fshatin Mengël, Elbasan, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.
Policia vuri në pranga edhe një person që ishte shpallur në kërkim kombëtar për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ai është identifikuar si R. Rr., 26 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Elbasan, i cili ishte dënuar me 14 ditë burg, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan procedoi në gjendje të lirë shtetasit:
A.Xh., 60 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin (ish-kryetar i Njësisë Administrative Përparim, Peqin), pasi në vitet 2016-2017 dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar dokumentacionet për dhënien në përdorim të një sipërfaqeje toke, ish-pronarëve.
V.Rr., 37 vjeç, banues në fshatin Stranik, Prrenjas, pasi në fshatin Katjel u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, pa dokumentacionin përkatës, 3 m3 dru zjarri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit për veprimet e mëtejshme. /a.r