Bill Clinton ka folur për herë të parë, për aferën seksuale me Monica Lewinsky, në kohën që ai ishte president i SHBA.
Duke folur në një dokumentar me katër pjesë, Clinton ka thënë se gjërat që bëri, i bëri “për të menaxhuar ankthet”.
Clinton është shprehur se kishte përplasje me ish-praktikanten e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës që ishte në detyrë, sepse kjo ndihmonte në problemet e tij.
Clinton zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky-in, presioni i punës e bëri atë të ndjehej si një boksier i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e shikoi Leëinskyin si “diçka që do t’ia hiqte mendjen për pak kohë”.
Në dokumentar flet edhe bashkëshortja e Bill, Hillary Clinton, e cila zbulon se në vijim të skandalit, çifti kaloi debate ‘të dhimbshme’ rreth martesës.
Clinton i kërkon falje Leëinsky-it në dokumentarin që do të ketë premierën sot, dhe thotë se ai u ndje “i tmerruar” se jeta e saj ishte përcaktuar nga afera e tyre.
“Në një moment kur gjërat nuk kthehen në normale ti duhet të vendosësh se si të përcaktosh normalen”, ka thënë Clinton, duke sugjeruar se ish-praktikantja famëkeqe duhet thjesht të vazhdojë përpara.
Seria me katër pjesë përmban qasje të jashtëzakonshme në rrethin e brendshëm të Clinton-ëve dhe shqyrton jetën publike të Hillary nga ditët e saj studentore deri në humbjen e zgjedhjeve të 2016-ës ndaj Donald Trump.
Por pjesa në lidhje me çështjen Leëinsky – të cilën çifti rrallë e adreson në publik – ka të ngjarë të jetë më e shikuara.
Skandali çoi Clintonin për “shkarkim” (impichment) në 1998. Por ai i mbijetoi gjyqit në Senat dhe mbeti në detyrë gjatë mandatit të tij të dytë.
Afera e tij seksuale me Monica Lewinsky konsiderohet si një ndër ngjarjet më të mëdha dhe më skandaloze në historinë e politikës amerikane, por dhe botërore.
Gjatë publikimit të disa detajeve më parë, thuhet se Clinton shkonte me praktikanten edhe gjatë orarit të punës.
Madje, ka pasur raportime, se Lewinsky i bënte seks oral Clintonit, ndërkohë që ky i fundit fliste në telefon me drejtues të lartë shtetesh.