OBSH ka reaguar në lidhje me lajmet e rreme për Shqipërinë, por edhe masat që ajo ka marrë për parandalimin e COVID-19.
Në një linjë me Ministrinë e Shëndetësisë, organiza botërore thekson se është me rëndësi që të shmangen lajmet e rreme. Kyreagim vjen referuar panikut në disa media dhe popullatë, se qeveria po fsheh raste me COVID-19 në Shqipëri.
OBSH thekson ndër të tjera se vendi ynë nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe se kapacitetet për zbulimin dhe diagnostikimin e mundshëm janë sipas parametrave.
Reagimi i plotë i OBSH:
Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon ngushtë me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të përballuar sfidat që #koronavirusi COVID-19 paraqet për vendet e Rajonit Europian. Në këtë kontekst, është e një rëndësie të veçantë të theksohen kapacitetet në Shqipëri përsa i përket zbulimit, diagnostikimit dhe trajtimit të rasteve të mundshme.
Vigjilenca e shtuar është veçanërisht e rëndësishme për vendet e Nën-rajonit të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Serbia dhe 🇲🇪 Mali i Zi, të cilat nuk kanë ende asnjë rast të COVID-19, duke qenë të vetëdijshëm se asnjë vend nuk është imun ndaj këtij kërcënimi.
Është gjithashtu e një rëndësie kritike edhe lufta ndaj lajmeve të rreme që shkaktojnë alarm të panevojshëm në popullatë.
Për shpërthimin epidemik të #COVID19, OBSh-ja po shqyrton një sërë faktorësh që lidhen me #koronavirusin, mënyrën se si po përhapet dhe kapacitetet e vendeve për t’iu përgjigjur këtij rreziku.
OBSh-ja ka arritur në përfundimin se rreziku nga #COVID19 në nivelet rajonale dhe globale është “shumë i lartë”, përfshirë shkaqet e mëposhtme:
1⃣ 📈 rritjen e numrit të përhapjes së rasteve ndërkombëtare
2⃣ grupimet (clusters) e mëdhaja të rasteve të raportuara aktualisht në të paktën 4 vende jashtë Kinës 🇨🇳