Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në një vizitë në SHBA, ku ka zhilluar një bashkëbisedim me studentët e arkitekturës së Institutit të Teknologjisë në Masaçusets dhe studentët e Universitetit të Harvardit. Referuar zyrës së shtypit, në fokus të këtij bashkëbisedimi ka qenë puna e tij si kryebashkiak i Tiranës.
“Transformimi i shpejtë urban që ka pësuar vitet e fundit Tirana, si dhe vizioni për t’ia rikthyer qytetin qytetarëve, duke krijuar hapësira publike e duke rritur zonat e gjelbëra, ishte fokusi i bashkëbisedimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me studentë të arkitekturës së Institutit të Teknologjisë në Masaçusets dhe studentët e Universitetit të Harvardit.
Gjatë prezantimit të Tiranës para studentëve të dy prej universiteteve më të mira në botë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se një nga objektivat e punës së tij ka qenë dhe përshtatja e infrastruklturës për ta bërë atë sa më miqësore për fëmijët”, njofton zyra e shtypit.
/a.r