Deputetja Rudina Hajdari shprehet se të premten do të jetë një ditë e madhe sepse do të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Nesër do diskutojmë ndryshimet e sistemit. Është një ditë shumë e madhe për opozitën parlamentare që e ka zgjedhur këtë si një kalë beteje për misionin e saj brenda parlamentit.
Ne kemi patur një propozim për ndryshimin e sistemit ku kemi mbledhur 38 firma, por dhe nga shoqëria civile kemi patur propozime. Është një numër i konsiderueshëm njerëzisht që duan ndryshimin e sistemit. Është një kauz që është e vërtetë.
Ne do kemi dhe një propozim tjetër që vjen nga grupi parlamentar deputet, që propozojnë të njëjtin sistem por me korrektim kombëtar, pra proporcional rajonal por me korrektim kombëtar, duke patur dhe listat e hapura me 5 kandidatë. Kjo është një mundësi për të mos humbur votat partitë e vogla.
Do ishte një zgjidhje e mirë nëse zgjidhet ky propozim”, tha Hajdari në Ora News.
/a.r