Dita e parë me shkolla të mbyllura në Itali me vendim qeverie si pasojë e koronavirusit ka pasoja, teksa edhe dyert në universitete do të mbeten mbyllur deri më 15 mars.
Efektet, të paktën në Napoli, janë të dukshme, ku mëngjesin e kësaj të enjteje transporti publik u përball me një skenë surreale.
Mjetet publike, autboustët dhe metrotë ishin të shkreta, pa pasagjerë. Frika e marrjes së koronavirusit, ka bërë që transporti publik të shmanget në maksimum, ku pjesë dominante e tij janë kryesisht studentët.
Po ashtu kanë dalë udhëzime që me synim kufizimin e Covid 19 të shmanget në maksimum përdorimi i mjeteve të transportiot publik dhe në vendet e populluara të respektohet distanca nga një njeri tek tjetri deri në 1 metër.
Në Itali deri më tani konfirmohen 148 të vdekur dhe në total numri i të prekurve ka arritur në 3858.
/a.r