Ekspertët europianë të klimës bënë të ditur se kontinenti ynë ka përjetuar dimrin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.
Shërbimi i Ndryshimit të Klimës (C3S) bëri të ditur se mes dhjetorit 2019 dhe shkurtit 2020 temperaturat ishin 3.4 gradë celsius mbi mesataren e stinës, krahasuar me vitet 1981 dhe 2010. Si dhe ishin 1.4 gradë më tepër se dimri më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, ai i viteve 2015-’16.
Sipas ekspertëve, situata nuk mund t’i atribuohet vetëm ndryshimeve klimaterike, por nuk përjashtohet kontributi i tyre në këto ndryshime anormale për sezonin.
/a.r