Italia mbetet vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, ndërsa shifra tragjike raportohen nga mediat e shtetit fqinj.
Plot 148 persona në total kanë humbur jetën deri pasditen e së enjtes.
Mediat shkruajnë se vetëm sot vdiqën 41 pacientë.
Që prej 4 marsit, Italia shënon 769 raste të reja të të prekurve. Ndërkohë të shëruarit janë 414 pacientë italianë.
Aktualisht në Itali raportohen 3,296 të personave pozitivë me COVID-19. /JavaNews/a.r