Pas takimit një ditë më parë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i shkoi në zyrë kryetare së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Takimi është zhvilluar në ambientet e LSI-së, që nisi rreth orës 11:30 dhe përfundoi në orën 13:00. Nuk dihen detaje të tjera nga takimi, por mendohet se sulmet ndaj reformës në drejtësi nga LSI apo dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për veprime antikushtetuese mendohet të kenë qenë pjesë e diskutimit.
Pas takimin me Gjonaj, LSI reagoi e revoltuar duke sulmuar ambasadoren e SHBA se po mbron një falsifikatore dhe se ky ishte një sulm ndaj reformës në drejtësi.
Ambasadorja Yuri Kim nuk i toleron sulmet ndaj reformës së drejtësisë, një reformë ku SHBA është investuar në mënyrë direkte në funksionimin e saj, dhe ka vendosur që t’i shkojë në zyrë Kryemadhit.
Ambasadorja Yuri Kim i dha mbështetjen e plotë ministres Gjonaj, një ditë më parë, për të vijuar punën e saj me reformën në drejtësi duke hedhur poshtë sulmet nga presidenti Meta dhe LSI.
Gjatë ditës së sotme Presidenti Meta sulmoi sërish ndërkombëtarët, teksa tha se fatkeqësisht disa prej tyre kanë mbështetur kapjen e sistemit, referuar takimit të djeshëm të ambsadores Yuri Kim, me ministren Gjonaj.
/a.r