Numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka arritur në 31. Mëngjesin e sotëm u raportua i infektuari i dhjetë, por mjeku i sëmundjes infektive Sotiris Tsiordas konfirmoi se numri është rritur gjatë mesditës.
Ai tha se nga 24 raste të testuara, 21 rezultuan pozitive ndaj koronavirusit.
Sotiris shtoi se në javët e ardhshme pritet një rritje më e madhe e numrit të rasteve. “Evropa është në një fazë të epidemisë. Numri nuk ka rëndësi, nëse qëndroni në numrat që keni humbur lojën,” tha mjeku.
Në fjalën e tij shtoi se virusi do të përhapet me shpejtësi dhe masa e vetme që mund të marrin njerëzit është higjena personale.
21 rastet e fundit i përkasin grupit të qytetarëve që udhëtuan për në Izrael dhe Egjipt. I pari ishte 67-vjeçari që u sëmur nga ky grup, i cili fillimisht u shtrua në një spital në Amaliada dhe më pas u transferua në Spitalin e Rio.
Edhe gruaja e tij rezultoi pozitive. Për shkak të kësaj shpërndarjeje u vendos që të merren masa në Ilia, Zakynthos, Achaia me mbylljen e institucioneve arsimore, kinemave dhe teatrove në të tre këto qarqe.
g.kosovari