Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun bullgar, Presidenti Ilir Meta u pyet mbi akuzat që lëshoi kryeministri Edi Rama nga Parlamenti.
Kreu i qeverisë tha se për Ilir Metën ky është një moment vendimtar sepse sot gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nuk janë më garanci siç kanë qenë për 30 vite dhe shtoi se “është marrë një vendim ekstrem për t’i dhënë një dërrmë përfundimtare krimit të organizuar”.
Meta reagoi duke u shprehur:
“Nuk doja që sot të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit.
Ajo që është e rëndësishme është që presidenti i Bullgarisë është këtu për të na dhënë mesazhe pozitive në mbështetje të çeljes së negociatave.
Ju e dini se për fat të keq kushtet për ne kanë ardhur duke u shtuar dhe të gjitha kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe raportet botërore tregojnë qartë se kush e ka përgjegjësinë”.