Kryeministri Edi Rama duke paralajmëruar se vendimi është marrë për t’i dhënë fund krimit të organizuar, ka bërë një deklaratë të ashpër për kreun e shtetit, Ilir Meta. Duke kujtuar në fjalën e tij “pazaret politike”, Rama tha se Meta po jeton sot në një moment si “o sot o kurrë”.
“Ilir Meta ka të gjitha arsyet që sot të jetojë në një moment si “o sot o kurrë”. Se sot vija ndarëse mes të shkuarës e të ardhmes po bëhet gjithmonë e më e pafshishme me pazaret politike kur vjen puna te drejtësia. Se sot gjykatës e prokurorë s’janë më garancia sic kanë qenë për 30 vjet, por janë gjithmonë e më shumë në hallin e tyre, sot është marrë një vendim ekstrem për ti dhënë një dërmë përfundimtare krimit të organizuar“, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij me tone të ashpra numr i një i qeverisë deklaroi nga foltroja e Kuvendit se dhe Italia e largoi mafien në të njëjtën mënyrë.
“Italia e zbythi mafien ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, këtu në 2020 çohen autoritetet publike e shtetërore si ai që rri në majë të piramidës e kërkon revolucione e ta konsiderojnë mëkat të qeverisë, një mëkat aq të madh sa jepet si prova kuptimplotë e përfundimtare e nevojës për ta shporrur këtë qeveri.
Po ashtu është në fakt, se të gjithë këta, unë s’mund të them se zotrote që fole përpara je i motivuar për të njëjtat arsye, jo se s’të njoh nga vjen por s’të kam parë asnjëherë të shfaqur në ndonjë lidhje direkte apo indirekte me këto subjekte, por shumë të tjerë kanë shumë arsye ta shojhin këtë si o sot o kurrë“, tha Rama.
g.kosovari