Ish-nëndrejtori i Kadastrës Arben Isaku dhe inspektori i IKMT-së Klajdi Lame kanë lënë qelitë pasi kanë ofruar garanci pasurore. Kërkesa e tyre është pranuar nga gjyqyari Paulin Çera i cili më herët kishte dhënë për ta masën e sigurisë “arrest me burg”.
Mësohet se seanca për të shqyrtuar kërkesën e tyre është zhvilluar ditën e djeshme në mënyrë të heshtur, ndërkohë që akuza ndaj tyre nuk ka ndryshuar.
Ata ishin pjesë e listës së personave që u arrestuan pas hetimeve u zbuluan disa leje për ndërtime të kateve shtesë që shkaktuan viktima pas tërmetit të 26 nëntorit.