Dy nxënës të moshë 15 vjeç A.M dhe A.H. janë vënë nën hetim, pasi dyshohet se kanë hedhur spraj piperi në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier ku u helmuarn rreth 60 nxënës, duke krijuar kaos dhe frikë në të gjithë shkollën.
Ndërkohë sot në ambientët e shkollës, ka rinisur mësimi. Fëmijët janë shfaqur në ambientet e saj të shoqëruar nga prindërit, të cilët mbetën mjaft të shqetësuar nga ngjarja e djeshme.
Prindërit kanë tentuar të futen në ambientet e shkollës, por nuk janë lejuar nga policia.