Ambasadorja Yuri Kim, ka zhvilluar nje takim me ministren e drejtesise, Etilda Gjonaj. Euronews Albania u interesua pranë ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila e konfirmoi takimin në fjalë.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi se kishte zhvilluar një takim dy-orësh me ministren Gjonaj.
Diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministen Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të reformës në drejtësi.
Kujtojmë se Gjonaj ka qenë në shënjestër të sulmeve të opozitës dhe Ilir Metës, sulmet këto që u përdorin si shkak edhe për tubimin e 2 marsit.