Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës mbi emigrantët që u dynden aty, pasi Turqia vendosi të hapë portat për të gjithë ata që duan të kalojnë.
Përplasjet mes policisë dhe turmës së emigrantëve kanë ndodhur përgjatë vijës kufitare me Turqinë, më saktësisht në fshatin Kasteniesa në afërsi të liqeni Evros.
Në anën tjetër presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë javë së kaluar tha se do t’i hapë kufijtë dhe do t’i lërë të kalojnë të gjitha ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë, gjë që ka bërë që mijëra emigrantë të mësyjnë në Europë.
Erdogan ka akuzuar Greqinë se ka vrarë pas shpine 4 emigrantë dhe ka sulmuar Europën e cila sipas tij i ka kthyer shpinën Turqisë.
“Europa duhet të mbështesë përpjekjet e Turqisë për zgjidhje politike dhe humanitare në Siri”- tha Erdogan duke akuzuar gjithashtu Athinën zyrtare për “shkelje të të drejtave të njeriut“, duke u mbyllur dyert migrantëve.
Në kalimet kufitare është krijuar një situatë e tensionuar dhe kaotike, me shumë dhunë, gaz lotsjellës dhe përplasje mes forcave të rendit dhe emigrantëve.
g.kosovari