Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka garantuar mbështetjen e SHBA-së për vendin tonë, teksa ka folur sot në takimin e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit, në prani të Kryeministrit Rama, për transparencën e donacioneve të dhëna për rimëkëmbjen pas tërmetit tragjik.
“SHBA janë të lumtur që jemi pjesë e donatorëve. Donacionet e dhëna janë shprehje të solidaritetit me popullin shqiptar, por përbëjnë edhe një investim simbolik e real për Shqipërinë, kështu që është kënaqësi për ne që shohim që po organizoheni për atë që duhet të jetë proces transparent”, tha ajo.
Sipas saj, “Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë në një moment të tillë të vështirë, por do të vazhdojmë të jemi krah jush të ofrojmë ndihmën teknike që mund tu nevojitet për tu siguruar që donacionet nga gjithë bota, por edhe tonat, të shpenzohen në mënyrën e duhur në përfitim të qytetarëve shqiptarë”.
g.kosovari