“Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë të bukur artistike, ku protagonistë janë të rinjtë.
Për të 5-in vit radhazi, Tirana Art Fest vazhdon misionin e saj në zbulimin e talenteve të reja të gjimnazeve të Tiranës.
“Nis edicioni i pestë i “Tirana Art Fest”, një nga eventet më të bukura për nxënësit e gjimnazeve në kryeqytet. Një mundësi fantastike që u jepet të rinjve në Tiranë të shfaqin talentin e tyre në disiplina të ndryshme si: kërcim, këngë, art dhe instrument”, shkruan Veliaj.
“Tirana Art Fest” jo vetëm që ka sjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore, por në të njëjtën kohë ndikon pozitivisht edhe në luftës kundër fenomeneve negative të shoqërisë, si alkooli, droga, duhani apo dhuna. /e.s/