Situata me Greqinë është përshkallëzuar më shumë, pas vendimit të presidentit turk, Rexhep Erdogan për hapjen e kufijve për refugjatët sirianë.
Mijëra emigrantë tentojnë të kalojnë Detin Egje, kurse Greqia nga ana tjetër nuk i lejon të kalojnë përmes saj.
Media britanike ‘The Telegraph’ ka publikuar një video ku shihen oficerët grekë të të rojës bregdetare, të cilët zmbrapsin azilkërkuesit me ç’të mundin.
Ndërsa refugjatët ulërasin në det të hapur, roja bregdetare greke i shtyn ata me shkopinj të gjatë, madje të dukshme janë edhe dy të shtëna në ujë, si mesazh që refugjatët të mos vazhdojnë rrugëtimin drejt Greqisë.
I kontaktuar nga media britanik, një zëdhënës i Rojes Bregdetare Greke pretendoi se nuk kishte njohuri për videon
“Ne nuk mund të bëjmë asnjë koment”, ka thënë ai. /e.s/