Menjëherë pas shortit të Nations League 2020-21 i hedhur në Amsterdam të Holandës, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka analizuar grupin e Shqipërisë, ku kundërshtarë në fashën e 3-të janë Kazakistani, Bjellorusia dhe Lituania.
Në një lidhje direkte me “Supersport”, numri “1” i FSHF deklaroi se një nga pengesat është koha e shkurtër në përgatitja dhe distanca e largëta, pra rruga që do të duhet të bëjë Shqipëria për transfertat. “Shorti është short, nuk ishte i keq. Programi i ngjeshjeve është shumë i ngjeshur, luhet çdo tre ditë ndaj është i vështirë se janë distanca shumë të largëta. Me Kazakistanin e Bjellorusinë, në tre ditë është grupi më i keq. Por të tilla janë ndarjet, ekipet janë të të njëjtit nivel.
“E kemi deklaruar edhe më parë që me trajnerin Reja kemi firmosur kontratat me të gjithë stafin e tij që ishte në kualifikueset e Europianit”, tha Duka.