Shpallet fajtor dhe dënohet me burg përjetë, për vrasjen e vajzës së tij. Gjykata australiane e Adelajde ka dhënë dënimin për 49-vjeçarin Petrit Lekaj, duke e shpallur fajtor për ekzekutimin e së bijës Sabrina Lekaj, duke e goditur me thikë, brenda makinës së saj tip “Mercedez Benz”.
Jo vetëm kaq, por gjykata vendosi gjithashtu që për 20 vite të mos ketë të drejtë të apelojë vendimin.
Kujtojmë se vrasja makabre ndodhi në makinën që babai i kishte blerë dhuratë për ditëlindje vajzës 20-vjeçare.
Petrit Lekaj, një anëtar i mirënjohur i komunitetit shqiptar të Adelaide, kishte marrë me vete një thikë 15 cm të gjatë dhe po shkonin për të blerë ushqime, kur nisi zënka në makinë.
Ai po debatonte me të bijën për stilin e jetesës pasi shkonte shpesh nëpër klube nate dhe dyshonte se konsumonte lëndë narkotike.
Petriti deklaroi se i kishte thënë vajzës që po shkatërronte jetën e saj, ndërsa ajo ia ktheu se nuk i interesonte.
Babai nxori thikën që kishte fshehur në pantallona mbrëmjen e 20 korrikut të lënë pas, për të frikësuar vajzën, por ia nguli në stomak kur ajo po shihte nga dritarja.
Kur ajo nisi të bërtiste për ndihmë, babai e mbështeti në sedilje dhe e goditi me thikë edhe shtatë herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen, u tha në gjykatë.
Pas vrasjes, Lekaj u gjet pranë vajzës së tij me plagë të rëndë në stomak, por u kurua në Spitalin Royal Adelaide.
/a.r