Operacioni Forca e Ligjit kërkoi ditën e sotme që Eljon Hato, i dënuar për vrasje, të provojë pasurinë e tij dhe po ashtu edhe Ilir Selmani. Po kush janë të shënjestruarit nga OFL?
30-vjeçari Hato rezulton të jetë i përfshirë në vrasjen e ndodhur në ish-Bllok në 4 tetor 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën, Ervis Martinaj dhe vetë ai.
Jo vetëm kaq, por rezulton se në 12 maj të vitit 2014, Hato nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri. Krimi i rëndë ndodhi në Zus të Shkodrës, ku i riu vrau Indrit Yllin dhe la të plagosur Jetmir Mollën, pas një sherri të momentit në Lokal.
Jo vetëm kaq, por ai akuzohet se në vitin 2015, teksa ndodhej në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ka porositur një tjetër vrasje.
Më konkretisht ai akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hetimet zbuluan se Hato kishte paguar një 21-vjeçar për të kryer krimin, por hetimetreagimi i shpejtë i policisë parandaloi ngjarjen e rëndë.
Ekzekutimi i doktorit, dyshohet se ishte porositur nga Hato, për shkak se djali i mjekut kishte plagosur një person, duke e lënë të paralizuar dhe gjithçka bëhej për hakmarrje.
Sakaq i shënjestruari tjetër nga OFL, Ilir Selmani, rezulton të jetë i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, 26-vjeçarit Santiago Malko.
I dyshuari i shpallur në kërkim akuzohet si i përfshirë në krimin e ndodhur në datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku u ezkekutua me armë zjarri Santiago Malko.
/a.r