Muaji mars do të jetë një muaj i vërtetë feste për banorët e Tiranës, por edhe vizitorët e saj të shumë nga brenda e jashtë vendit. Në kuadër të 100-vjetorit kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka organizuar një axhendë aktivitetesh, të shtrira përgjatë gjithë muajit mars.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ka ndarë me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale, axhendën e aktiviteteve festive përgjatë 4 javëve.
“”Mars-i e nisi siparin e tij me dhjetëra aktivitete kudo në Tiranë.🤸♀🚴♀💚🌈
#Tirana100, një ogur i mirë për aktivizimin e të gjitha grupmoshave në dinamikën e jetës artistike, kulturore dhe sportive. 🥇🤹♀🎭🎻
Përcakto që tani kalendarin 📆tënd atraktiv të këtij muaji dhe bëhu pjesë e emocioneve nga më të larmishmet. 😁”, shkruan kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Aktivitetet e parashikuara janë të ndryshme, nga ato kulturoret, e informativet deri tek ato sportive dhe argëtuese. Kështu, përgjatë muajit mars do të ketë shfaqje teatrore për të rritur dhe fëmijë, ekspozita të ndryshme, aktivitete sportive, etj.
Ndërkohë që çdo të diel banda e qytetit do të performojë në rrugë të ndryshme të Tiranës, për të bërë që atmosfera festive e 100-vjetorit të ndihet në çdo lagje.
Ndërkaq, për ditën e Gruas, më 8 mars janë parashikuar një sërë aktivitetesh dedikuar nënave dhe grave, të cilat do të kulmojnë me mbjelljen e pemëve për ta përkujtuar këtë ditë sa më gjatë. /e.s/