Kryeministri Edi Rama, ka thënë në emisionin në T7 se kryetari i LDK-së Isa Mustafa është një lider tinëzak, dhe se ai e ka ditur për shengenin ballkanik prej një kohe të gjatë.
“Isa Mustafa nuk është nga ata që i thotë të gjitha gjërat që i mendojnë”, tha Rama.
“Ai ka qenë në shumë takime me mua dhe Hashim Thaçin. Këto gjëra janë dakordësuar me mua e të e shumë të tjerë. Ai tregohet tinëzar tani. Mustafa është për shengenin rajonal po nuk i thotë të gjitha”, tha Rama.
“Për këtë anën ekonomike jemi dakordësuar moti. Kemi rënë dakord në Procesin e Berlinit për unifikim e dokumenteve, për këto e ato. Jeni të lumtur që jeni të mbyllur atje me atë taksë 100% duke luftuar mullirin e erës?”, u shpreh ai. /e.s/