Deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar pas lajmit se ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin.
Reagimi i ligjvënësit ka ardhur në rrjetet sociale ku shkruan se nuk i ka dhunuar kurrë, ndërsa e cilëson denoncimin një nxitje nga motra e bashkëshortes e cila, thotë ai, është denoncuar në polici prej tij.
“Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjësi: S’kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshorten që ndikohet nga motra e kallëzuar në polici nga unë”, shkruan Gjuzi.
Më herët djali i tij, u ankua në polici se babai i tij e konsideronte si homoseksual dhe dhuna e vazhdueshme e kishte bërë që të largohej së bashku me të ëmën drejt shtëpisë së gjyshërve.
/a.r