Ndërkohë që ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vazhdon të jetë në arrati, pa u kapur dot nga policia, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, u është drejtuar komisariateve me një mesazh të prerë për gjetjen e tij.
“Të merren masa nga gjithë Komisariatet për kapjen e tij. Komisariati Vorë të japë lidhjet e tij në qytetin e Tiranës. Eshtë person publik dhe mund të merret informacionet nga strukturat në varësi. Eshtë e turpshme nëse vjen dhe shëtit në Tiranë dhe nuk kapet”, thuhet në mesazhin e Jubanit.
Kujtojmë se një ditë më parë doli një foto, ku sipas disa mediave thuhej se Kajmaku ishte parë teksa shëtiste i lirë nëpër kryeqytet.