Në një komunikim ekskluziv me Report Tv nga paraburgimi i Bënçës në Tepelenë, kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdini, thotë gjithçka sipas versionit të tij.
Ai është arrestuar me një sasi të vogël lënde plasëse në makinë siç u shpreh. Por thotë se për të bërë të madh aksionin “Mezhgorani” ku u prangos edhe kunati i tij Henri Çili, arrestuan edhe 30 veta të tjerë që ai nuk i njeh. Gazmir Ajdini akuzon se e gjitha është politike dhe për t’i prishur imazhin kunatit të tij.