Rrjetet sociale janë “tronditur” nga lajmi se Era Istrefi kishte ndërruar jetë. Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram, kur krejt papritur kanë nisur komentet “RIP” në profilin e saj.
E duke ndjekur komentet duket se fansat janë shqetësuar mos i kishte ndodhur diçka Erës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i të motrës, Norës, e cila ka përgënjeshtruar lajmin.