Policia e Vlorës ka ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës që e lidh me Fierin.
Në fokus të kontrolleve janë personat problematikë apo të skeduar, që mund të kenë destinacion edhe protestën pasditen e sotme në Tiranë të thirrur nga presidenti Meta. Edhe në aksin Fushë Krujë- Durrës dhe në Gjirokastër janë ngritur pika postblloku për elementët kriminalë që mund t’i drejtohen tubimit.
Ndërkaq, policia ka ngritur postblloqe për kontrolle edhe në Qarkun e Elbasanit. /e.s/