Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS. Sipas të dhënave të bëra publike nga PS, pjesëmarrja në votim ka qenë 85.3%, ose e thënë ndryshe kanë votuar 1242 delegatë, nga 1456 të tillë.
Ata kanë zgjedhur 135 delegatët, ku bien në sy emrat e Vangjush Dakos në Durrës apo Qazim Sejdinit në Elbasan.
Sipas PS, “këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare”.
Më poshtë sjellim listën e plotë të anëtarëve të rinj të Asamblesë së PS, të siguruar për “BalkanWeb”.