Vedat Muriqi arriti të realizonte për skuadrën e tij, Fenerbahce në barazimin 2-2 kundër Antalyaspor. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës zgjodhi ta festojë golin e shënuar në mënyrë ushtarake, duke nderuar kështu ushtarët që janë në luftën në Siri.
Ky festim mori komente të shumta si në Shqipëri dhe Kosovë dhe Muriqi pas ndeshjes në një deklaratë për mediat dha edhe arsyen e këtij festimi.
“Ushtarët tanë po martirizohen në luftë. Ata janë heronj. I shpreh ngushëllime familjarëve të tyre. Është e vështirë të luash në një mjedis të tillë, ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.
Shpresoj që të mos humbasim më jetë njerëzish. “Unë shënova sot, por nuk fituam. Kur nuk arrihet fitorja nuk ka rëndësi nëse shënoj gol ose jo”, – tha sulmuesi shtatlartë. Ai mbetet në merkato, pasi shumë ekipe e duan në skuadër.