Artan Fuga ka shpërthyer ndaj tifozëfe të Tiranës dhe Partizanit.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Tirana mundi dje Partizanin 5 me 1!
Disa u gëzuan dhe disa u mërzitën nga rezultati.
Disa u kapën me arbitrat duke i sharë me libër shtëpie!
Disa fajin e gjetën te industria e futbollit që mendojnë se është kthyer në pikën kur nuk ndjek basti golin, por goli bastin.
Disa u kënaqën me spektaklin!
Unë për veten time uluras: Eshtë gabim i madh që ndeshja u bë!
Ata që u mundën në të vërtetë ishin tifozat, por ata nuk e kuptojnë, dhe ne që e pamë ndeshjen në televizion!
Ndonjë ditë do të pendohemi, nuk e uroj!
Por do të jetë shumë vonë, shumë! Shuuuuuumë!
Nuk rrimë dot ca javë si njerëz të përgjegjshëm?
Nuk doni të dëgjoni? Në esfel!”, tha Fuga.