Kur shumë vende janë nën ‘ethet’ e koronavirusit, fatmirësisht Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 3 persona që dyshoheshin se mund të ishin prekur nga COVIT 19, pasi iu nënshtruan analizave, rezultuan negativ.
‘News24’ nga QSUT pohoi se tre rastet e dyshuara ishin paraqitur si fillim në spitalin e Sanatorium. Sipas tij bëhet fjalë për një punonjës të aeroportit “Nënë Tereza”, një vajzë që ishte ardhur 4 ditë më parë nga Milano dhe një burrë rreth të 50-ave, që kishte ardhur nga Bergamo, një nga vatrat ku është përhapur virusi. Ata shfaqnin temperaturë të lartë, kollë dhe probleme në frymëmarrje.
Si fillim në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ishin paraqitur e vullnetin e tyre të plotë, vajza e re dhe punonjësi i aeroportit, ndërsa 50-vjeçari ishte dërguar me urgjencë.
Ndërkohë, në këtë spital u bë dhe dezinfektim i të gjithë rrugës që ndoqën këta 3 pacientë, ku dy prej tyre u dërguan në Infektivin e QSUT-së dhe tjetri qëndron aktualisht aty. Mësohet se këtyre 3 pacientëve iu mor mostra rreth orës 12:30 dhe pas disa orësh doli përgjigja e analizës, e cila fatmirësisht rezultoi negative.