Në shkolla kanë nisur orët edukuese për parandalimin e përhapjes së viruseve. Në faqet e mureve janë vendosur hapat që duhen të ndiqen nga nxënësit për t’u mbrojtur ndaj koronavirusit, ndërsa nuk mungon shpjegimi i mësuesve të biologjisë mbi këtë temë.
“Ne e dimë që viruset nuk shihen me sy të lirë dhe duhet të mbrohemi…”, thonë fëmijët. Bazuar në udhëzimet dhe urdhrin e ministrisë së shëndetësisë cdo mëngjes cdo mësues por dhe personeli mjekësor duhet të informojë nxënësit për rregullat”.
Nga njohuritë që kanë mësuar në shkollë apo nga mjekët, nxënësit janë qetësuar nga ideja se koronavirusi mund të mbërrijë në Shqipëri, megjithatë frika ekziston pasi koronavirusi është kthyer në kryefjalën e diskutimeve në shtëpi.
Kam pak frikë se mund të vijë këtu..
Jo unë skam frikë, se thjesht një virus është fëmijët janë më të shëndetshëm.
g.kosovari