Tre grupe efektivesh te DVP Gjirokastër kanë zhvilluar kontrolle në banesat e fshatit Lazarat.
Në banesën e Amarildo Alikos ata kanë gjetur tre armë automatike model 56 ( kallash), një granatë, një pushke 20-she e mijëra fishekë deri tani.
Ndërkohë mësohet se ky i fundit është vënë në prangat e policisë, për t’u shoqëruar më pas në Komisariatin e Gjirokastrës.
Operacioni ka nisur prej orës 5 të mëngjesit dhe po vijon në disa banesa të tjera në zonën e Lazaratit.
/a.r