Mbi 3 tonë kokainë u kap në një anije me flamurin e Ishujve Marshall, që vinte nga Kolumbia.
Anija u fut në portin e Livorno-s, Itali dhe më më pas u ndal në Xhenova para se të mbërrinte sot në Marsejë.
Tre trafikantët (identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, si dhe kombësia për shkaqe hetimore), të cilët morën ngarkesën në portin francez, u arrestuan kur po futeshin në një vilë.
Ky është konfiskimi i dytë më i madh i kokainës që ka ndodhur ndonjëherë në Itali. Vlera e vlerësuar e drogës tejkalon mbi 400 milion euro.
Lajmi për operacionin e drogës në Mesdhe u dha në një konferencë për shtyp nga prokurori i Marsejës, i lidhur me videokonferencë me prokurorin e Firences, Giuseppe Creazzo, prokurorët Luca Tescaroli, Eligio Paolini dhe Beatrice Giunti, komandanti provincial i Trupave të Karabinierëve të Livorno, kolonel Massimiliano Sole, komandant i departamentit operativ të Livorno, nënkolonel Armando Ago, dhe komandanti i operacionit hetimor të Livorno-s, Major Michele Morelli.
Pas urdhrit evropian nga zyra e prokurorit në Marseille në zyrën e prokurorit të Firences, ardhja e anijes me një ngarkesë të dyshuar droge, u raportua në portin e Livornos. Të hënën më 24 shkurt, anija mbërriti në Livorno dhe operacioni u nxit menjëherë nga hetuesit italianë.
Nga hetimet rezultoi se anija mbante një enë, që përmbante 3 ton, tre kuintalë dhe 30 kg kokainë.
Droga rekord ishte e fshehur brenda disa qeseve të ndara (secila përmbante 37/38 kg). Droga u kap dhe u konfiskua në Livorno.
Paketat e zbrazura u mbushën me materiale të tjera. Vetëm një kg kokainë u la në mënyrë që të nxiste arrestimin për trafikantët kur morën ngarkesën.
/a.r