Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në “Mbrëmjen në Abc” ka komentuar tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Spiropali u shpreh se një protestë të tillë mund ta bëjë Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, por kreu i Shtetit është votuar për të qenë mbi palët.
Sipas saj, kjo është një protestë politike dhe se Meta po shkel Kushtetutën
“Kjo nuk është politikë. Presidenti i cili është garanti i unitetit të popullit merr përsipër të organizojë një protesë që mund ta bënte edhe Nard Ndoka me Dash Shehin. Atë protestë mund ta bënte çdo lider i një partie të vogël. Por presidenti që i kemi dhënë votën për të qenë mbi palët, bëhet palë kaq hapur. Të tentojë ti marrë vendin Nard Ndokës apo edhe Lulzim Bashës.Të gjita këto janë alibi për të organizuar një protestë politike. Në asnjë vend të botës nuk mund të kesh Presidentin që të organizojë një protestë kundër qeverisë. Ai po shkel Kushtetutën. Nuk mund ne të pranojmë që yë ke mi një presidnet të tillë”, u shpre ajo.
E pyetur se çfarë do të bëjë maxhoranca me procedurat për shkarkimin e Metës, Spiropali u përgjigj: “Ne do vazhdojmë me prodecura, komisioni është i ngritur. Do sjellë dosjen në seancë plenare dhe me votë do shohim si do shkojë puna e Ilir Metës”.