Liverpooli ka mundësinë të afrojë në skuadër Timo Wernerin. Një emër që kërkohet shumë nga trajneri Jurgen Klopp, të paktën sipas shkrimeve të medieve angleze. Numri një i stolit duhet të veprojë, pasi mund ta përfitojë me një çmim shumë të mirë.
Werner do të lirohet me një klauzolë lirimi prej 52 milionë eurosh nëse blihet para prillit. Një mundësi shumë e mirë për kampionët e Europës duke qenë se dëshira e lojtarit është t’u bashkohet atyre në Angli.
Drejtuesit e klubit gjerman kanë paralajmëruar lojtarin e tyre që të mos largohet në Premier League, pasi do të ketë probleme. Nuk kanë faj, pasi me një sulm si ai i Liverpoolit me Mo Salahn, Firminon dhe Manenë hapësirat janë të limitura.