Vendi ynë është përfshirë këtë mëngjes nga reshje shiu dhe dëbore, si dhe ulje temperaturash në vendet malore.
Qarku i Korçës është mbuluar nga dëbora. Mësohet se reshjet e dëborës kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit në zonat e larta malore, ndërsa në qytet ka pasur reshje shiu.
Më pas reshjet e shiut kanë pasuar me dëborë në gjithë qarkun, duke rikthyer temperaturat e ulëta.
Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal rrugor, gjatë mëngjesit ka pasur probleme segmenti i Dardhës, ku bora ka shkuar 5 deri në 20 cm. Drejtuesit e mjeteve janë këshilluar që të përdorin zinxhirë.
Reshje dëbore janë regjistruar në Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Po ashtu dëbora ka mbuluar zonën e Gjinarit e Zanalinës në Elbasan.
Dëbora në qarkun e Elbasanit
Në rrethin e Librazhdit reshje të dendura dëbore kanë mbuluar Steblevën, ku trashësia arrin 30 cm, ndërsa aksi Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë.
Dëbora në qarkun e Elbasanit
Reshje dëbore ka në Rrajce e Sopot të Prrenjasit. Në disa fshatra të Librazhdit dhe Përrenjasit është shkëputur energjia elektrike, për shkak të erës së fortë.
g.kosovari