Konferenca e Nivelit të Lartë për sigurinë rrugore në vitin 2020 do të nisë punimet në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.
Në konferencë do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, por edhe ekspertë të huaj.
Fokusi i diskutimeve do të jenë ndryshimet në Kodin Rrugor dhe masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në rrugë për 2020.
Ndërkaq, Ardi Veliu pritet të prezantojë ndryshimet në Kodin Rrugor./e.s/