Një shqiptar dhe një italian u arrestuan nga policia italiane, pasi u kapën me disa doza kokaine. Vendi që kishin gjetur dy të arrestuarit për të fshehur drogën habiti dhe policinë italiane, brenda një çakmaku, që pasi ishte zbrazur nga gazi, ishte përdorur si enë për dozat.
Në pranga u vunë 33-vjeçari shqiptar Erald Zefi dhe 43-vjeçari italian Massimo Zanettino, të dy të papunë. Policia vuri re lëvizjet e tyre të dyshimta dhe pasi i ndoqi nga pas u vajti në banesë.
Aty zbuloi drogën e fshehur në çakmak, plot 11 doza me një peshë prej rreth 5.5 gram. Gjithashtu në banesë u gjetën dhe një peshore elektronike, dy smartphone dhe një fletore me emra dhe numra të shënuar që mendohet se janë klientët që furnizonin. /e.s/