Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron një mot të keq nga dita e sotme deri të premten.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, Drejtoria Detare bën të ditur se moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
NJOFTIMI
Në datën 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet në datën 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse në datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpejtësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.
Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.