Në dasmat tradicionale shqiptare kënga “Nën një portokalle moj” është një ndër më të preferuarat.
Por kjo këngë kësaj here i ka ‘rrëmbyer’ zemrën edhe publikut gjerman. Në videon e bërë virale në rrjet shihet se si një orkestër gjermane që interpreton këngën popullore në një festival në Gjermani pëlqehet shumë.
Grupi quhet “Ballkan Band” dhe drejtohet nga artisti dhe klarinetisti, Ibrahim Gunbardhi ndërsa këndon dhe shoqëron në violin Besa Dervishi.
Pasi ju pareqet gjermanëve këtë këngë nga Vlora, ata në fillim ata habiten se ç’është kjo Vlora?!
Më pas Gunbardhi u shpjegon se është qyteti Shqiptar ku ka lindur, dhe e përshkruan kaq bukur Jugun, Rivierën tonë fantastike, kodrat mbushur me agrume, portakallet dhe limonat.
Në përmbyllje ai iu përkthen këngën që do t’ju këndoj!
Nga ana tjetër ovacionet e publikut nuk janë kursyer dhe shikohen teksa e kanë shoqëruar muzikën me duartrokitje. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme.