Qeveria kineze, e angazhuar në luftën për menaxhimin e koronavirusit, do të përdorë disa aplikacione të tilla si Twitter dhe WeChat për të identifikuar dhe proceduar individët që përhapin informacione të rreme në lidhje me epideminë.
Twitter-i është i ndaluar në Kinë, por mund të përdoret nga qytetarët duke u drejtuar në një VPN, domethënë një rrjet privat telekomunikacioni.
”Qeveria do të procedojë çdo individ që përhap lajme të rreme mbi koronavirusin”, deklaroi një zyrtar i qeverisë.
WeChat është aplikacioni i mesazheve më i përdorur në Kinë.
/a.r