Teksa ndodhet në Moskë, nën cilësinë e kreut të OSBE, kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetet sociale situatën rreth koronavirusit.
Kreu i qeverisë thotë se nuk ka vend për panik. Përmes një video ku pasqyrohen këshilla, Rama shton se duhen shmangur ‘telebroçkullat’, referuar kështu lajmeve.
“NUK KA VEND PËR PANIK!
JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN
DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË. SËBASHKU” – shkruan Rama në Facebook.