Dy tragete me 452 udhëtarë gjithsej janë akostuar sot paradite në portin e Durrësit. Një grup i përforcuar mjekësh, si dhe personeli mbështetës janë kujdesur për t’u njohur me gjendjen shëndetësore dhe itinerarin e lëvizjes së tyre, para mbërritjes në portin e Durrësit.
Udhëtarët kanë bashkëpunuar për zbatimin e protokollit, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Që nga fillimi i këtij muaji, Instituti i Shëndetit Publik dhe APD kanë bashkërenduar masat për të përballuar rrezikun e koronavirusit në pikëkalimin kufitar të portit më të madh të vendit.
Në Terminalin e Trageteve është dyfishuar numri i personelit shëndetësor, si pjesë e grupit kombëtar të Task Forcës, me anëtarë nga sektori i Mbrojtjes së Shëndetit në APD, si dhe nga ISHP dhe Drejtoria vendore e Shëndetit Publik.
Statistikat për 3 ditët e fundit:
Datë, 23.02.2020:
3 tragete (2 Bari- Durrës + 1 Ankona- Durrës);
945 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë.
Datë, 24.02.2020:
2 tragete (Bari- Durrës)
446 pasagjerë, në hyrje.
Dt. 25.02.2020
2 tragete (Bari-Durrës)
452 pasagjerë, në hyrje
g.kosovari