Edhe pse koronavirusi po ngjall panik nëpër botë e deri tani ka marrë mbi 2600 jetë njerëzish, duke u përhapur frikshëm sidomos mes vendeve më pranë Kinës, në Vietnam jo vetëm nuk ka asnjë viktimë prej tij, por të gjithë personat e prekur janë shëruar!
Covid 19 nuk kishte infektuar veçse 16 vetë në Vietnam, e të gjithë ata e kanë marrë veten më së miri nga sëmundja.
Pacienti i fundit që doli nga spitali, një burrë 50 vjeç, ishte infektuar nga e bija, e cila ishte kthyer pikërisht nga qyteti i Kinës që është shndërruar në epiqendrën e sëmundjes, nga Vuhani, aty ku është dhe numri më i madh i viktimave.
Ministria vietnameze e shëndetësisë deklaroi se 50 vjeçari tashmë është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.
Mes të prekurve në Vietnam është dhe një foshnje tre muajshe, por edhe ajo po e merr veten shpejt.
Rastin e parë të virusit, ky vend e raportoi në 23 janar, megjithatë atje përhapja nuk ka qenë shumë e madhe.
g.kosovari