Zëvendëskryeministri Erion Braçe denoncon me faturë, abuzimin që ndodh me pajisjet që presupozohet se parandalojnë prekjen nga koronavirusi.
Ai publikon një faturë të dërguar nga një qytetar në Tiranë, ku thuhet se dezinfektanti i duarve, po shitet me çmim të dyfishuar.
Po ashtu numri 2 i qeverisë kërkon që të nisin hetimet dhe për këtë sjell krahasim me një rast të ngjashëm në Milano të Italisë, vend i prekur tashmë nga koronavirusi.
“Shikoni, kjo që po bëni me dezinfektantin e duarve, duke përdorur kujdesin e shtuar të njerëzve ndaj koronavirusit, është trup! Nga 90 lekë një ditë më parë, 180 lekë sot!
Është turp! Është biznes i neveritshëm! Në një rast të ngjashëm dje në Milano, prokurorët hapën hetim menjëherë. Këtu s’është si në Milano ndonjëherë, kështu që minimumi organet fiskale të bëjne detyrën!”, shkruan Braçe.
g.kosovari