Në Iran, një prej vendeve ku koronvirusi është përhapur gjerësisht dhe ka prekur dhjetëra banorë, sipas mediave të huaja ka prekur edhe vetë zv.ministrin e Shëndetësisë në vend.
Zv. ministri i Shëndetësisë në Iran, Iraj Harirchi, pasi ka rezultuar me test pozitiv të Koronavirusit është futur në karantinë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjensia zyrtare e lajmeve “ILNA”, ku shpjegon se Harirchi është infektuar nga kjo sëmundje, e njohur gjithashtu si Covid-19, dhe është futur në karantinë, ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësë së Iranit në televizionin shtetëror.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour konfirmoi se Harirchi kishte virusin. Vetë Harirchi postoi një video në internet duke thënë se ai kishte virusin dhe se ai ishte karantinuar në shtëpinë e tij. Ai premtoi që autoritetet do ta sjellin virusin nën kontroll.
Iraj Harirch
Sidoqoftë, të kesh një zyrtar të lartë të prekur me virusin vdekjeprures është vetëm mjerimi i fundit që po binte mbi Irani shkruan “NBCnewyork”, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresën fluturimet iraniane nga vendi.
Emiratet e Bashkuara Arabe, mbetet një rrugë kryesore tranziti ndërkombëtar për 80 milion njerëz të Iranit. Ndalimi i fluturimit, i cili do të zgjasë të paktën një javë, tregon shqetësimin në rritje për përhapjen e virusit në Iran mes shqetësimeve se shpërthimi mund të jetë më i madh nga sa pranojnë autoritetet atje.
Numri i viktimave nga sëmundja në Iran ka shkuar në 16 ditën e sotme, ndërsa 132 pasagjerët dhe ekuipazhi i një aeroplani të “Turkish Airlines” nga Teherani duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të testohen për infeksione që mund të kenë në një spital në Ankara, ka bërë me dije ministri i shëndetësisë i Turqisë.
Turqia ka marrë masa të rrepta duke mbyllur tashmë kufijtë me Iranin.
Më shumë se 80,000 njerëz janë testuar pozitivë për koronavirus në Kinë që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, me numrin e vdekjeve që të hënën shkoi në 2.663.
g.kosovari