Dy serbë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Diamond Princess” në Japoni, janë testuar pozitiv me koronavirus/ Lajmin e ka bërë të ditur të martën ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, për agjencinë “Tanjug”.
Daçiç ka thënë se ata janë dy anëtarët e fundit prej 11 sa ishin në ekuipazhin e anijes, që ishte futur në karantinë prej disa javësh në portin e Yakohamas.
Bëhet fjalë për dy shtetas serbë të moshës 29 e 30 vjeç.
“Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt të vazhdueshëm me ta, të gjithë serbët që ishin në anije kanë numrin kontaktues të ambasadës”, ka thënë Daçic.
Të infektuarit e fundit janë vendosur në një spital të sapohapur, 300 kilometra larg Tokios.
Në anijen “Diamond Princess” ishin rreth 3.700 udhëtarë, e rreth 600 prej tyre janë prekur nga koronavirusi.
Anija ndodhet në karantinë, në portin e Yakohams, që nga 3 shkurti. Deri tani, në gjithë botën, kanë vdekur mbi 2.600 persona për shkak të koronavirusit. /e.s/